Futbolli pa makiazh, trukimi i futbollit shqiptar 'troket' ne dyert e Prokurorise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prokuroria e Krujës në heshtje po përgatit “Dosjen” për trukimin e ndeshjes Kastrioti-Vllaznia. Nga burime jozyrtare flitet që kjo ndeshje është vetëm “maja e ajsbergut” të këtij problemi në futbollin shqiptar. Dukej sikur koha do të bënte të vetën dhe kjo çështje, ashtu si edhe shumë të tjetra, që ndodhin rëndom në vendin tonë, do të mbulohej nga pluhuri i harresës. Por nuk ka ndodhur kështu. Burime të sigurta të gazetës kanë mësuar se Prokuroria e Rrethit të Krujës, me iniciativën e saj, në heshtje, ka nisur hetimet për trukimin e ndeshjes mes Kastriotit dhe Vllaznisë (2-1), e luajtur më 2 tetor, në kuadrin e javës së 4-t të superligës.
Sipas të dhënave të siguruara nga Prokuroria e Përgjithshme, mësohet se me urdhër të drejtuesit të institucionit të akuzës në Krujë, prokurorit Florian Bunjaku, ka nisur verifikimi i të dhënave të publikuara nga UEFA, e cila dyshon se rezultati i ndeshjes në fjalë është paracaktuar.
Gjithnjë sipas burimeve pranë organit të akuzës, mësohet se të dhënave të Prokurorisë tashmë u janë shtuar dhe administruar një sërë dokumentesh e shkresash zyrtare, që Federata Shqiptare e Futbollit ka pasur me UEFA-n.
Të gjithë këto materiale dhe letër-këmbime po verifikohen, por ndërkohë organi i akuzës i ka kërkuar edhe disa të dhëna shtesë FSHF-së për mënyrën e organizimit të kësaj ndeshjeje dhe çështjet e tjera teknike. Gjithashtu, mësohet se Prokuroria i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit edhe një opinion dhe të dhënat që ajo kanë siguruar nëpërmjet rrugëve dhe organizmave të saj, në lidhje me këto dyshime të shprehura nga UEFA për paracaktimin e rezultatit të ndeshjes Kastrioti-Vllaznia.
Gjithnjë duke iu referuar burimit brenda Prokurorisë së Krujës, mësohet se pas administrimit dhe sekuestrimit të të gjitha këtyre materialeve, pritet që të vendoset nisja e procedimit penal, apo pushimi i çështjes për mungesë provash. Pritet që nëse çështja do të regjistrohet si procedim penal, të parët që do të thirren në Prokurori dhe do të merrem në pyetje do të jenë drejtuesit e dy klubeve, trajnerët, futbollistët dhe arbitrat e ndeshjes Kastrioti–Vllaznia 2-1.
Dyshimi i UEFA-s Vetëm tri ditë pas zhvillimit të ndeshjes më 2 tetor, në zyrat e FSHF-së ka mbërritur faksi i parë, ku institucioni më i lartë i futbollit europian shprehte dyshimet për trukimin e ndeshjes Kastrioti-Vllaznia, si dhe me porosinë për të hetuar rreth këtij problemi. Më pas korrespondenca e ndërsjellë ka vijuar, duke shkëmbyer informacione respektive. Pas publikimit të dyshimit të hedhur nga UEFA-s në faqet e gazetës “Sporti shqiptar”, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, është shprehur:
“Kemi nisur hetimet për këtë ndeshje, pas informacioneve që na kanë ardhur nga UEFA. Është e vërtetë që UEFA na ka sjellë një informacion në lidhje me këtë ndeshje (Kastrioti-Vllaznia 2-1), që dyshohet se është e trukuar. Unë kam urdhëruar nisjen e hetimeve, në bazë të sinjalizimeve të UEFA-s. Duhet të kuptojmë diçka: UEFA ka ngritur një rrjet të specializuar, që bashkëpunon me kompanitë e basteve, për të identifikuar ndeshjet e luajtura.
Pra, dyshimi nis nga shumat e parave të luajtura për rezultate të caktuara.” Nuk është hera e parë që ndeshje të kampionatit shqiptar janë bërë shqetësuese për UEFA-n, pasi luhen në baste. Sinjale të tilla ka pasur edhe në sezonin e kaluar, por edhe pse FSHF bëri hetimet përkatëse, nuk pati fajtorë. Mbetet për t’u parë nëse institucioni i futbollit, por edhe ai i Prokurorisë në Shqipëri, do ta marrin seriozisht këtë shqetësim të UEFA-s, apo do të veprojnë si në të kaluarën, duke bërë “një sy qorr e një vesh shurdh”, duke mos ndëshkuar askënd, edhe pse faktet i ka në tavolinë.