Fundjave perfekte per shqiptaret, shenojne Sadiku, Gashi dhe Balaj
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka qenë një fundjavë e mbarë kjo për lojtarët shqiptarë në Europë.
Shkëlzen Gashi ka shënuar një gol në fitoren e Bazelit duke treguar që në fillim të sezonit se do të jetë sërish protagonist.
Edhe Armando Sadiku ka shënuar në barazimin e Zyrihut në transfertë.
Ndërsa Bekim Balaj me Rijekën ka shënuar një dopietë.
Duhet thënë që goli më spektakolar ka qenë ai i Gashit nga një goditje dënimi.