Frike ne kombetaren italiane, avioni goditet nga rrufeja!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ulje e frikshme për ekipin kombëtar të futbollit italian në Gjenevë. Avioni i kompanisë Alitalia me të cilin udhëtonin djemtë e kombëtares “azurre”, nga Firence ka mbërritur në aeroportin zviceran rreth orës 18:30, ndërsa në ulje ai është goditur nga rrufeja. Frika ka qenë e madhe në bord, por ekuipazhi ka qetësuar menjëherë pasagjerët duke perfunduar gjithçka vetem me kaq.