e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Franca dhe Uruguaj bejne paqe me 0-0

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Franca dhe Uruguaj bejne paqe me 0-0
Franca i bëri një nisje jo shumë premtuese Botërorit, teksa u ndal në një barazim të varfër pa gola kundër Uruguait. Megjithese nje nder skuadrat me yje qe luajne ne skuadrat me te mira te kampionateve europiane, Franca nuk ka shkelqimin e duhur ne fillimin e ketij kampionati boteror.

Perballe emrave te medhenj francez, Diego Furlan dhe Uruguaj e vendosen disa here ne veshtiresi me lojen e tyre te shpejte ekipin francez. Nga ana tjeter trajneri francez kishte vendosur te linte ne stol te madhin Henry (bashke me nje tjeter emer te madh, Malouda) dhe ta niste ndeshjen me Anelka. Rastet nuk munguan nga te dyja skuadrat por perpara portave te gjitha perpjekjet deshtuarn.

Ne fundin e pjeses se dyte Franca duket me e motivuar ndoshta dhe pas zevendesimit te Henry por kryesisht per shkak te epersise numerike qe fitoi fale kartonit te dyte te verdhe dhe perjashtimin me te kuq per Lodeiron e Uruguait në minutën e 80-të.

Dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, francezët pretenduan për një penallti pas një prekje të topit me dorë nga uruguaianët pas një gjuajtjeje të zëvendësuesit Tieri Henri.

Pas ndeshjeve të para të katër ekipet e Grupit A kanë nga një pikë nga ndeshjet e para. Barazim total ne diten e pare!