Formula 1, Vetel shpallet kampion
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sebastian Vetel është shpallur kampion botë në Formula 1 për herë të dytë, duke u bërë kështu piloti më i ri në historinë e Formula 1 që fiton dy herë titullin kampion. Në pistën “Suzuka” në Japoni, Vetel e ka përfunduar garën në vendin e tretë ndërsa për t’u shpallur kampion i mjaftonte qoftë edhe një pikë. 24 vjeçari megjithëse e nisi garën nga vendi i parë nuk arriti dot të mbante kryesimin deri në fund. Gara u fitua nga Baton ndërsa i dyti ka përfunduar piloti i Ferrarit, Alonson.
Ndërsa piloti i famshëm Majkëll Shumaker ka dalë me 8 pikë nga kjo garë pasi e përfundojë atë në vendin e gjashtë. Kampioni i mëparshëm më ri me dy tituj ishte Fernando Alonso, i cili fitojë titullin e dytë kampion bote me Renault-in në vitin 2006 kur ishte 25 vjeç. Vetel pas përfundimit të kësaj gare ndodhet 114 pikë para Baton, ndërsa deri në fund të kampionatit kjo diferencë nuk mund të përmbyset pasi mbeten vetëm 4 gara për tu zhvilluar.