e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Formula 1, Hamilton fiton titullin e kampionit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Formula 1, Hamilton fiton titullin e kampionit

Luis Hamilton është kampion i ri në Formula 1. Britaniku ka shënuar fitore në garën e fundit të sivjetshme të zhvilluar në Abu Dabi, duke siguruar në këtë mënyrë titullin e dytë të kampionit në Formula 1. Hamilton vërtetoi titullin me fitoren e sotme në Abu Dabi, pasi që kolegu ekipor i tij, Niko Rozberg, i cili ishte rivali i vetëm për titullin, u ndal në pozitën e 14-të pas problemeve me makinën e tij dhe mbeti pa pikë nga gara e sotme. Kështu Hamilton fiton titullin me 67 pikë epërsi në krahasim me Rozbergun, ndërsa pikërisht këta dy së bashku prej shumë më herët Mercedesit i kishin siguruar titullin e kampionit në kategori të konstruktorëve. Për Hamiltonin kjo ishte fitorja e 11-të në 19-të gara të edicionit të sivjetshëm të Formula 1, ndërsa njëkohësisht ishte triumfi i 33-të në karrierë në një garë të Formula 1.

“Falemenderoj gjithë tifozët që nga vende të ndryshme kanë ardhur këtu për të na mbështetur me flamuj, me kapela. Ata kanë bërë ndryshimin gjatë fundjavës. Poashtu falemenderime për familjen time që ishin këtu dhe më dhanë mbështetje, për mamanë time që është në shtëpi, si dhe ekipin tim që ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Pa ndihmën e tyre unë nuk do isha sot këtu. Prandaj dua të them se ky titull ka vlerë më të madhe se ai i pari dhe kjo që po përjetoj më jep shijen sikur për herë të parë të shpallem kampion në Formula 1”, deklaroi kampioni i ri në Formula 1, Luis Hamilton.

Luis Hamilton për herë të parë në karrierë u shpall kampion në vitin 2008 me Mercedesin, duke u bërë britaniku i parë që triumfonte pas Xhak Stjuardit në vitin 1971 dhe njëri prej katër kampionët e vetëm që ka dhënë Britania në këtë sport. 

Në garën sotme të fundit të sezonit pozitën e dytë e fitoi braziliani Felipe Masa me makinën e Uiliamsit, ndërsa i treti u ndal finlandezi Valteri Botas, poashtu me makinën e Uiliamsit. Në renditjen përfundimtare pas Hamiltonit me 384 pikë dhe Rosbergut me 317, në pozitën e tretë ndalet Daniel Rikiardo me Red Bullin, para Valteri Boltasit me Uiliams. Tani më ish-kampioni i katërfishtë Sebastian Vetel mbyll sezonin në pozitën e 5-të, para Fernando Alonsos dhe Felipe Masas në pozitat 6 dhe 7-të.