Flasin statistikat: Ronaldo me i vlefshem se Messi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një studim i ekspertëve ka zbuluar se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldon është më i vlefshëm se sulmuesi i Barcelonës, Lionnel Messi. “IPAM – The Marketing School” ka publikuar rezultatet e një studimi të dy super yjeve të futbollit dhe erdhi në përfundim se Ronaldo është emër më i madh për tregti. Ronaldo është lojtari më i popullarizuar në internet, ai ka më shumë adhurues në Facebook se Messi (42 milion kundrejt 34 milionë), ka mbi 139 milionë kërkime në Google (80 milionë më shumë se ‘pleshti’), 212,000 video në Youtube dhe 8 milionë ndjekës në Twitter. Potenciali i tregtimit të Cristiano Ronaldos është, gjithashtu, i mbështetur nga projektet shoqërore. Emri i portugezit përmendet në 205 libra të Amazonit (Messi 85) dhe 2157 artikuj shkencore (argjentinasi në 1608). Në renditjen e të famshmëve të revistës Forbes, ish-ylli i Manchester United është renditur i 43-ti, ndërsa Messi është në venin e 62-të. IPAM beson se Ronaldo vlen për një vit 40 milionë euro ndërsa Messi 37 milionë euro.