e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fiton 2.616 euro në orë/ Zbulohen të fshehtat e kontratës së Nejmarit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fiton 2.616 euro në orë/ Zbulohen të fshehtat e kontratës së Nejmarit

'Rreth 8.5 milionë euro kesh dhe në fund të kontratës, 45.6 milionë të garantuara në fund të pesë viteve'. Kjo është një pjesë e kontratës së Nejmarit tek Barcelona që mediat ndërkombëtare kanë zbuluar së fundmi.

102505967-4a91607b-76eb-4849-80e5-754c77d5a456Sipas të dhënave të zbuluara nga 'FootballLeaks', Nejmar rezulton ndër futbollistët më të paguar në botë.

Mes klauzolave të shumta të kontratës së brazilianit është edhe mësimi i gjuhës Katalane.

Sipas të përditshmes spanjolle 'Marca', kontrata e brazilianit parashikon një sistem të ndërlikuar shpërblimesh si: Kampionati vlen 850 mijë euro, dopieta Kupë-Champions, 1 milionë dhe tripleta e këtyre 1.5 milionë.