Finalja e Euro2020 do te luhet ne Wembley
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Janë përzgjedhur sot nga UEFA, 13 qytetet të cilat do të organizojnë Kampionatin Europian të 2020. Ndryshe nga herët e tjera, UEFA ka zgjedhur një formulë të re eksperimentale për organizimin e Euro2020, ku do të jenë 13 qytete europiane të cilat do të organizojnë në stadiumet e tyre këtë kampionat.
Wembley është përzgjedhur si stadiumi ku do të luhet finalja e Euro2020, gjithashtu në Londër do të luhen edhe gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.
Ndërkohë që qytetet e tjera të përzgjedhura janë Baku (Azerbajxhan), Mynih (Gjermani), Romë (Italia), Shën Petërsburg (Rusi), Amsterdam (Hollandë), Bilbao (Spanja), Bruksel (Belgjikë), Bukuresht (Rumania), Budapest (Hungari), Kopenhagen (Danimarkë), Glasgou (Skoci) dhe Dublin (Irlanda).
Euro 2020 – Lista e plotë
Angli/Londër – gjysmëfinalet dhe finalja
Azerbajxhan/Baku – tre ndeshje grupi, një ndeshje çerekfinale
Gjermani/Mynih – tre ndeshje grupi, një ndeshje çerekfinale
Itali/Romë – tre ndeshje grupi, një ndeshje çerekfinale
Rusia/Shën Petersburg – tre ndeshje grupi, një ndeshje çerekfinale
Belgjikë/Bruksel – tre ndeshje grupi, një ndeshje 1/16
Danimarka/Kopenhagen – tre ndeshje grupi, një ndeshje 1/16
Hungari/Budapest – tre ndeshje grupi, një ndeshje 1/16
Hollandë/Amsterdam – tre ndeshje grupi, një ndeshje 1/16
Irlanda/Dublin – tre ndeshje grupi, një ndeshje 1/16
Rumania/Bukuresht – tre ndeshje grupi, një ndeshje 1/16
Skoci/Glasgou – tre ndeshje grupi, një ndeshje 1/16
Spanja/Bilbao – tre ndeshje grupi, një ndeshje 1/16