e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fenomeni Schumacher, historia e nje kampioni te jashtezakonshem

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fenomeni Schumacher, historia e nje kampioni te jashtezakonshem
Gjermani 7 herë kampion i botës, largohet në fund të sezonit

Ai nuk do të jetë më në timonin e një makine të Formula 1. Legjenda e madhe Michael Schumacher, ndoshta më e madhja legjendë e këtij sporti, ka vendosur të thotë “mjaft” për herë të dytë dhe besohet të fundit, pra një “lamtumirë”. “U mendova mirë, tha në fund, kisha energji që të vazhdoja, pata oferta, por ndonjëherë është më mirë të largohesh”. Piloti i jashtëzakonshëm gjerman, me gjoksin të ngarkuar me medalje, rekorde e dekorata, do të drejtojë makinën e tij “Mercedes” deri në mbyllje të këtij kampionati botëror dhe pastaj do të largohet drejt pensionit sportiv, për të shpenzuar më shumë kohë me gruan e tij, Korinën, dhe dy fëmijët. Në vend të tij, do të jetë një i shkëlqyer si Ljuis Hamilton që do të përpiqet të ringjallë epokën e Mercedesit.

Jeta e legjendës

I lindur në Hurth-Hermuhlheim të Gjermanisë, Michael Schumacher është djali i Elisabeth dhe Rolf Schumacher. Rreth Schumacherit të vogël kishte gjithmonë njerëz të apasionuar pas motorave, burra të rinj mbi kettcars që ndërtonin motora të një shpejtësie të madhe. Dhe Rolf Schumacher e zuri shpejt entuziazmi për të ndërtuar motora dhe ndërtoi makinën e parë për djalin e tij të madh. Fëmija që ishte vetëm 4 vjeç bënte xhiro në rrugët pranë shtëpisë por gjithsesi ishte shumë e rrezikshme kështu që baba Schumacheri vendosi që do të ishte më mirë për të birin në qoftë se do të garonte në një pistë të vërtetë go-kart. Në këtë kohë një burrë me emrin Gerhard Noack mjaft i apasionuar pas motorrve të garës bleu një go-kart. Pas një thyerje që pësoi në dorë vendosi që ta shiste përsëri.

U lidh me Rolf Schumacherin që ishte shumë i interesuar por i mungonte mundësia ekonomike. Ndërkohë Noack pati një ide të mirë: Ti dhuronte go-kartin Michaelit. Më pas Gerhard qëndroi pranë Michaelit ndërsa ky fitonte gara të ndryshme go-karti në Gjermani. Në 1980 drejtuesit e Karpener Kartclub ndërtuan një fushë të re në Kerpen, Mannheim. Pikërisht këtu garonin Michaeli dhe vëllai i tij Ralf gjatë kohës së lirë. Në këtë vit në garën e WM në Nivelles në Belgjikë Michaeli takoi për herë të parë një pilot të ri që e befasoi menjëherë.

Michael thotë për të: Stili i tij i garimit ishte i çmendur dhe shumë i apasionuar por unë nuk e dija kush ishte. Një ditë më pas lexova në gazeta se bëhej fjalë për Ayrton Senna. Që nga ai moment ndoqa karrierën e tij dhe ai u bë një nga idhujt e mi. Në këtë kohë Michael ishte akoma shumë i ri për të garuar në go-kart. Në Gjermani patenta për të përdorur këto mjete jepet vetëm pas moshës 14 vjeçare. Për këtë arsye Michael filloi të garonte në shtetin e Luksenburgut në vitin 1981 kur ishte vetën 12 vjeç, sepse në këtë moshë ky shtet e lejonte paisjen me patentën e go-kart. Në fund të viteve 1988 Willi Weber në kërkim të talenteve të reja e përqendroi vëmendjen tek Michael Schumacher.

Weber e pa për herë të parë gjatë një gare të Formula Ford kur Schumi kaloi nga vendi i shtatë në të parin, në pistën e lagur të Salisburgut. Kështu e ftoi që të bënte disa prova në pistën e tij në WTS- Formula. Në vijim Schumacher i habiti të gjithë të pranishmit duke qenë më i shpejtë me 1.5 sekonda në krahasim me pilotin që ishte i pari. U firmos një kontratë dy vjeçare nga 1989-1990. Ishte pikërisht në 1989 që piloti gjerman bëri sezonin e tij të parë të Formula 3 dhe fitoi dy herë duke e mbyllur kampionatin me një pikë më pak se sa vendi i tretë dhe me pikë të barabarta me Heinz-Harald Frentzen. Në 1990 Schumi me titullin e kampionit gjerman merr pjesë në kampionatin botëror jozyrtar të Formula 3. Piloti Finlandës që ishte në vend të parë del nga pista dhe kështu fitues është Michael.

Në të njëjtin vit zuri vendin e parë dhe në Fuji. Për një evolucion të mëtejshëm pas Formula 3, Willi Weber planifikoi vite të tëra studimi për Benz-Mercedesin në grupin e kampionatit të serisë C. Por nuk mori pjesë në Formula 3000. Manaxherë të tjerë nuk e përkrahën këtë lëvizje sepse mendonin se Scvhumi do të ishte bllokuar në Formula Uno nga makina sportive WM. Ndërsa manaxheri i tij Weber dhe drejtori i garave të Mercedesit, Neerpasch, kishin rënë dakord që Schumacheri të fillonte të mësonte anglisht dhe të mësonte të përballonte mediat. Karriera e pilotit po bëhej e njohur kështu që duhej një kujdesje e veçantë për marrëdhëniet me publikun.

Për sa i përket garave i riu Michael mësoi që të kontrollonte ekstremitetet e shpejtësive të mëdha. Por ishte mjaft e vështirë që të mund të nënshtrohej karakteri i tij në pistë: dhe pse garonte shumë shpejt harxhonte shumë benzinë dhe konsumonte shumë goma dhe frena. Kështu veç përballimit të medias dhe komunikimit në anglisht Schumit ju desh që të mësonte dhe se si të sillej në pistë për të kursyer materiale. Një fakt tjetër kurioz është se edhe vëllai i tij 6 vjet më i ri Ralf Schumacher është një pilot i formula 1 i cili në kampionati e sivjetshëm botëror zuri vendin e tretë. Me gjithë këto fitore të gjithë thonë: Po ku do të arrish Schumi. Në 25 gusht të 1991 Michael Schumacher futet tek Formula 1 Këtë vit arriti të merrte vetëm 4 pikë por arrin të shfaqë të gjitha karakteristikat e tij që e bëjnë më pas të konsiderohet si piloti më i fortë në botë. Boomi i Schumacherit shikohet në 1994 kur e çon Benetton-Ford në një sukses botëror.

Për fat të keq 1994 është dhe viti i vdekjes tragjike të Ayrton Senna që ndodhi në garën e San Marinos. Në 1995 është po në Benetton por tashmë me një motor tjetër që nuk është më Ford por Renault, por nuk ndryshon pozicionin e kampionit botëror që me 9 fitore dhe 102 pikë paraqitet në klasifikimin paraprak. Në 1996 Michael vendos të ndërrojë skuteri dhe kalon tek Ferrari. Në 1997 humbet botërorin në garën e fundit. Në 1998 dhe pse lufton si një gladiator humbet përsëri. Viti 2000 është një vit historik për Schumin dhe për skuderinë e Ferrarit. Ai arrin ti japë Maranellos titullin botëror pas 21 viteve.

Titujt

Ai ka fituar 7 tituj botëror duke qenë rekordmen dhe duke mbajtur edhe shumë rekorde të tjerë në Formula 1, si numrin më të madh të pikëve në karrierë, numrin më të madh të fitoreve, të “pole position”-ëve apo të xhirove të shpejta. Në 3 janar të vitit të ardhshëm ia mbush 44 vjeç, ndërsa fillimet e karrierës i pati më 1991 me makinën Xhordan-Ford, duke qenë një zëvendësues i të burgosurit Bertrand Gasho, ndërsa Mercedesi pagoi 150 000 dollarë për të. Shumi fitoi titujt botërorë më 1994 dhe 1995 me Beneton Fordin, ndërsa më 1996 kaloi tek Ferrari.

Historia me Ferrarin

Me “kokëkuqen” ai fitoi kampionatin botëror në vitet 2000, 2001, 2002, 2003 dhe 2004, ndërsa në dy sezonet e fundit të pjesës së parë të karrierës, u mund nga piloti i Renosë, Fernando Alonso, që doli kampion bote në 2005 e 2006. Në vitin 2010 ai u rikthye si piloti i Mercedesit, por pa pasur suksese të rëndësishme dhe pas 3 vitesh përpjekjesh, pa asnjë fitore, vendosi të largohej. Me 7 tituj botërorë, me 91 fitore në Formula 1, me 155 podiume, 68 “pole position”-ë, 77 xhiro më të shpejta dhe 1560 pikë të fituara në karrierë. Të gjitha rekorde.

Aftësitë e tij

- Ritmi që ka në garë. Michael Schumacher është një pilot me shumë grindë dhe dëshirë për të fituar, cilësi që arrin ti shprehë më mirë gjatë garës së çmimit të madh. Kjo karakteristikë e ka ndihmuar disa herë që t’ia kalojë kundërshtarëve gjatë kohës së ndërrimit të gomave.
- Guida në lagështirë. Një tjetër pikë e fortë e tij është garimi në terren të lagur që i jep përsëri epërsi përballë kundërshtarëve të tij.
- Parakalimet. Parakalimet nuk paraqesin vështirësi për Schumacherin.  Përkundrazi, kur vë në shënjestër një kundërshtar e gjen gjithmonë mënyrën për ta kaluar. ndonjëherë duke treguar dhe shumë grindë.

Të metat e tij

- Ana njerëzore. Nuk mund të afirmohet plotësisht që Schumacher është një person simpatik. Për të gjëja e vetme që ka rëndësi është që të kalojë kundërshtarët. Kjo është Formula 1 për të.