e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Femrat e nxenesit falas, ka alarm per incidente

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Femrat e nxenesit falas, ka alarm per incidente
Stadiumi “Qemal Stafa” do të hapë dyert për tifozet femra dhe nxënësit e shkollave të mesme, duke nisur që prej sfidës së nesërme ndërmjet Tiranës dhe Skënderbeut. Drejtoria e stadiumit kombëtar bëri të ditur: “Hyrja për femrat sportdashëse do të jetë falas, ashtu si dhe për nxënësit e shkollave të mesme të organizuar nga shkolla e tyre”. Një nismë që synon të bëjë gjithpërfshirës futbollin, të afrojë femrat dhe të rinjtë në stadiume, duke i lënë më pak hapësira tifozerisë së egër dhe dhunës. Megjithatë, për përballjen e bardhebluve me kampionët në fuqi ekziston rreziku i incidenteve. Gjithçka për shkak të problemeve mes tifozerive, mbi të gjitha pas ngjarjeve të Superkupës, së luajtur në gusht në Korçë. Për të shmangur dhunën, policia do të marrë masa shumë të rrepta në impiant.