Femijet e shkolles shqipe ne Selanik festojne 100-vjetorin e Pavaresise
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Të dielën, nën kujdesin e Shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza”, nxënës, prindër dhe mësues të shkollës shqipe në Selanik, organizuan një veprimtari kulturore dhe festive me rastin e festës së 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe një natë më parë në qytetin e Janicës u organizua një aktivitet i ngjashëm, me nxënësit, prindërit e mësuesit e shkollës shqipe të këtij qyteti.
Gjatë veprimtarisë, fëmijët inskenuan ngritjen e flamurit në Vlorë, interpretuan fjalët e Ismail Qemali. Ata kënduan e kërcyen këngë e valle shqiptare. Emocionet arritën kulimin në sallë kur fëmijët recituan këngë e vargje patriotike. Ata i kënduan, mallit për Shqipërinë, Atdheut, Flamurit, dhe interpretuan vargje nga Naim Frashëri, Fan Noli, Pashko Vasa, De Rada, e rilindës. Përfaqësues të Konsullatës shqiptare në Selanik si dhe të shoqatave të ndryshme të komunitetit shqiptar ishin të pranishëm në këtë aktivitet.