Fair-play financiar, UEFA dënon 3 ekipe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas Gallatasarajit, por edhe paralajmërimeve për klube të mëdha si Milani e Interi në Itali, UEFA vazhdon me dorën e saj të rëndë, kundër skuadrave që nuk respektojnë normat e "Fair-play"-t financiar.
Pas hetimeve të nisura dhe konfirmimit në problemet me bilancet e tyre të fryra nga shpenzimet e tepruara, qeveria e futbollit europian ka dënuar tre klube të tjerë, me mospjesëmarrje për 3 vitet e ardhshme, nga aktivitet UEFA.
Klubet që përjahtohen për sezonet 2016-2017, 2017-2018 dhe 2018-2019 janë ukrainasit e FC Dnipro (finalistja e vjetshme e Ligës së Europës), azerbajxhanasit e Inter Bakut dhe rumunët e Targu Muresh. Vendimi i plotë i arsyetuar do të publikohet javën e ardhshme.