Fabregas: Barcelona nuk ka nevoje per revolucion
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori katalanas, Cesk Fabregas, ka thënë se Barcelona nuk ka nevojë për ndryshime rrënjësore, pavarësisht disfatës së rëndë të pësuar në Ligën e Kampioneve.
“Në sport dhe në jetë, të marrësh vendime të nxituara është gjëja më e keqe që mund të bësh. Pas eliminimit nga Bajerni, pati shumë komente në drejtimin tonë që thoshin se duhet të ndryshojmë gjithçka.
Kjo ndodh gjithmonë, veçanërisht në klubet e mëdha. Këto gjëra duhet të vendosen me qetësi dhe pastaj të shikohet se çfarë mund të përmirësohet e çfarë jo. Për shembull, shembulli ideal është Bajerni. Ata humbën dy finale të Ligës së Kampionëve dhe pastaj fituan në tentativën e tretë me pothuajse të njëjtit lojtarë. Ndonjëherë ndryshimet nuk janë të nevojshme”, ka thënë Fabregas./b.l