FSHF i jep Partizanit titullin Klubi Legjendë, ja emrat e vlerësuar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas titullit 'Nderi i Kombit' që kreu i shtetit i akordoi ish-futbollist të Partizanit dhe të Kombëtares, Miço Papadhopuli, të tjerë figura të njohura të sportit shqiptar u vlerësuan në mbrëmjen gala që u zhvillua në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të klubit të Partizanit.
Ceremonia u organizua në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë dhe në të morën pjesë personalitete të sportit dhe më gjerë.
Federata Shqiptare e Futbollit vlerësoi me çmimin "Klubi Legjendë" Partizanin. "Federata Shqiptare e Futbollit i jep çmimin "Klubi Legjendë" Për kontributin e dhënë dhe rritje cilësore të futbollit shqiptar",-tha përfaqësuesi i FSHF-së, Dritan Kokona.
Titujt e dhënë nga FSHF
Titulli "Nderi i Futbollit Shqiptar" dhënë për ish lojtarët e Partizanit:
Miço Papadhopuli
Bejkush Birçe
Sulejman Starova
'Legjendë e Futbollit Shqiptar':
Gjergji Thaka