e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FSHF enderron Eriksson per kombetaren

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FSHF enderron Eriksson per kombetaren
Konfirmohet zyrtarisht emri i Sven Goran Erikson në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë. Ish-trajneri suedez, i cili ka drejtuar në të kaluarën Anglinë dhe Lacion, me të cilën fitoi titullin kampion në serinë A, aktualisht është i papunë.

“Mund t’ju konfirmoj se Sven-Goran Erikson është njëri nga trajnerët që e duam ta shohim në krye të Kombëtares sonë”, ka thene shefi i zyrës së shtypit në FSHF, Lirim Zalla. “Mirëpo, nuk kemi biseduar me të. Ai është njëri ndër ata që na interesojnë. Të shohim nëse kemi mundësi t’i plotësojmë kushtet e tij. Më parë duhet të dëgjojmë kushtet e tij”.

Sipas menaxhert te Eriksonit, Athole Still, klienti i tij ka oferta te shumta dhe do ti konsideroje ato me kujdes perpara se te vendose. Ai nuk ka deshiruar te komentoje ne lidhje me Shqiperine. Duket nje enderr kjo nga ana e FSHF-se pasi sigurisht qe suedezi do te kerkoje nje rroge te majme. Ai u kritikua vitin e kaluar per rrogen e larte qe mori ne krye te Bregut te Fildishte ku drejtoi skuadren ne Kampionatin Boteror. Ai u pagua 3 milion dollare per tre ndeshje. Se fundi ai ka drejtuar Leicester City.