FOTOT/ Tifozet suedeze ndezin stadiumin në Toluzë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozët vijojnë të dhurojnë spektakël në finalet e Europianit "Francë 2016". Pas fotove që bënë xhiron e internetit dhe të mediave ndërkombëtare me tifozët kuqezinj në stadiumin e Marsejës (Francë-Shqipëri 2-0), nuk kanë mbetur pas as tifozët e "axurrëve", apo suedezët.

Një foto që duket se ka tërhequr më shumë vëmendjen është puthja në buzë e dy tifozeve suedese në ndeshjen Itali-Suedi.
Fotot janë publikuar nga mediat ndërkombëtare pak kohë para përfundimit të ndeshjes Itali-Suedi. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte arriti kualifikimin për 1/8 pas fitores që mori ndaj Suedisë me rezultatin 1-0.





