FOTOT/ Çfarë nuk u pa në TV në derbin Tirana-Partizani
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Derbi i kryeqytetit u mbyll me barazim 2-2 dhe me disa incident. Tifozeria ishte e zjarrtë, ku nuk munguan as provokimet ndaj njëra-tjetrës. Fillimisht, Policia shoqëroi Drejtorin e stadiumit "Selman Stermasi".
Më pas, Elis Bakaj që shënoi për Tiranës shkaktoi reagimin e tifozëve kundërshtarë pasi festoi në pjesën e stadiumit ku ata ndodheshin.
Në shkallët e stadiumit nuk munguan personazhet VIP, duke nisur nga deputeti i PS-së Erjon Braçe, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, vëllai i Kryeministrit, Edi Rama, këngëtarja Çiljeta Xhilaga etj.





