e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FOTO/ Ish-portieri e konfirmon: Partizani me yll, gjëja më normale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FOTO/ Ish-portieri e konfirmon: Partizani me yll, gjëja më normale

Mikel Janku konfir mon ndryshimin në fanellat e Partizanit, duke filluar nga ndeshja e radhës kundër Laçit. Ishportieri legjendar i të kuqve, i cili është pjesë e komisionit për organizimin e festimit të 70- vjetorit, thekson në një intervistë për "Panorama Sport" se ylli në fanellën e Partizanit ka qenë historikisht.

12922254_10208084670331115_1393697841_oSipas Jankut, ky vendim është marrë në unanimitet të plotë, ndërsa kundërshton paragjykimet, duke bërë një batutë.

"Në Shqipëri edhe yllin në qiell e shikojmë se i cilit partie është...", ka thënë ndër të tjera Mikel Janku.

Zoti Janku, mësohet se fanellat e Partizanit, duke filluar nga ndeshja ndaj Laçit dhe deri në fund të sezonit, do të jenë si ato të vitit kur dhe u krijua klubi. Si pjesë e komisionit organizator të 70-vjetorit, jeni në dijeni të kësaj?

Po, patjetër. Ne kemi diskutuar për këtë, duke qenë se jemi pjesë e komisionit organizator. Mund ta konfirmoj që e kemi marrë këtë vendim.

Rikthehet ylli me pesë cepa në pjesën ballore të fanellës dhe brenda germa P, që simbolizon Partizanin. Ishte ky momenti i duhur?

Siç e thashë, kemi diskutuar dhe kemi parë variantet. Yllin në fanellë ne si komision e cilësojmë diçka krejt normale për Partizanin. Të njëjtën gjë bëjnë edhe skuadra deri në Amerikë. Nuk ka asgjë për habi.

12899769_10208083611664649_1942428241_nMos ndoshta ky ndryshim në fanellë me yllin merr ngjyrime deri edhe politike?

Shikoni, ne në Shqipëri edhe yllin në qiell e shikojmë se i cilit partie është. Me këtë dua të them se ka shumë paragjykime. Gjithsesi, ne e kemi shqyrtuar këtë mundësi dhe e vendosëm. Dua të ritheksoj se është gjëja më normale, pra që Partizani të ketë yllin në fanellë. Me këtë simbolizohet Partizani i sportit dhe jo ai i malit. Të gjithë duhet ta lidhin me sportin dhe jo më gjëra të tjera. Ylli dhe germa P që simbolizon Partizanin kanë qenë gjithnjë.

Ka pasur unanimitet për këtë vendim?

Nuk keni pse çuditeni, këtu nuk ka asnjë problem. Historikisht Partizani kështu e ka pasur fanellën në 70 vite. Ne kemi diskutuar edhe për ngjyrën e yllit, pasi ajo është siluetë. Kemi kërkuar që të bëhet e verdhë dhe jo e bardhë. Nuk diskutohet aspak që kjo është konsideruar e mirëqenë si shenjë dalluese.

Mirëpo, rezulton se në vitet e fundit ylli në fanellë ka munguar...

Se ka munguar një javë apo dy javë, ndoshta ka qenë ndonjë defekt në fanella. Nuk duhet t'i vendoset kaq rëndësi këtij fakti.

JORGIS MEMO