e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

FMN: Shqiperia pamundesi per te financuar defiçitin buxhetor, tregues i krizes

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
FMN: Shqiperia pamundesi per te financuar defiçitin buxhetor, tregues i krizes
Në raportin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar theksohet se në gjashtë vendet e Europës Juglindore ndër të cilat edhe Shqipëria ka një rënie të ndjeshme të eksporteve. “Shqipëria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë shfaqur së fundmi pamundësi për të financuar borxhin e jashtëm, deficitin buxhetor dhe atë tregtar, një tregues ky i pasojave të krizës financiare globale” bëhet e ditur në raport
.
Në raport theksohet gjithashtu se varësia e ekonomive të këtyre vendeve nga kapitali i huaj ka bërë që efektet e krizës globale të japin ndikimin në shumë sektorë, duke prekur në mënyrë direkte financimin nga qeveria të projekteve, që kanë të bëjnë me shpenzimet publike. Një tjetër tregues i panikut, që ka mbërthyer këto vende, sipas FMN-së, është edhe fenomeni në rritje i tërheqjes nga bankat e nivelit të dytë të dopozitave në valutë të huaj. Fondi Monetar Ndërkombëtar e cilëson Shqipërinë si një vend të besueshëm për investitorët e huaj, por thekson se në vitin 2007, Shqipëria regjistroi nivele shumë të larta të defiçitit tregtar dhe borxhit publik.