Agolli kunder perjashtimit te Islamit: PS nuk mund te jete kazerme ushtarake
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Patriarku i socialistëve flet për vendimin e Grupit të PS.
“Partia, jo kazermë ushtarake ku komandanti nderohet me grusht dhe ushtarët rrinë gatitu”
Patriarku i socialistëve, Dritëro Agolli, e cilësoi përjashtimin e deputetit Kastriot Islami si një metodë të vjetër që funksiononte dikur në partitë politike. Sipas tij, gabimi i Islamit, mungesa në seancën e fundit, nuk mund të ndëshkohej me përjashtim, por ky vendim duhej gjykuar gjatë dhe thellë. Për anëtarin e Asamblesë Kombëtare, partia nuk duhet konsideruar si një repart ushtarak ku mbizotëron disiplina formale, por duhet parë si një bashkim vullnetar njerëzish me dëshirë për të kontribuuar. Dritëroi sugjeron që partitë politike duhet të shohin përtej ndëshkimit të një deputeti, duhet të marrin mirë parasysh pasojat që vijnë pas tyre. Ai tregon se edhe kur ka qenë vetë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, jo gjithmonë i ka ndjekur veprimet e Grupit Parlamentar, por asnjëherë nuk është përjashtuar. Shkrimtari i njohur ishte ndër më radikalët në ’91-shin kur kërkoi dënimin e Byrosë Politike dhe të figurës së Enver Hoxhës, por delegatët e kongresit e zgjodhën atë në Kryesinë e re të PS. Gjithashtu, gjatë viteve të qeverisjes socialiste ai ka qenë një nga kritikët e mëdhenj përmes intervistave dhe shkrimeve të kreut socialist Fatos Nano dhe mënyrës se si ai e qeveriste vendin. Edhe atëherë nuk u diskutua kurrë për përjashtim të tij, madje rimori mandatin e pjesshëm të deputetit.
Para mbledhjes së Grupit Parlamentar ju refuzuat të flisnit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kastriot Islamit nga Grupi dhe partia. Sot ky përjashtim ka ndodhur. Si e vlerësoni këtë vendim të Grupit të PS?
Dua të flas hapur dhe i pandikuar nga komentet e ndryshme që janë bërë këto ditë. Mua këto lloj përjashtimesh më duken të vjetruara, të nxituara, fenomene të partive të shekullit XX, partive konservatore të mbyllura. Këto vendime duheshin gjykuar shumë, duheshin vënë në balancë dhe s’duhej marrë një moment i caktuar për të bërë përjashtimin e dikujt. Çdo njeri mund të përjashtojë edhe veten për një moment. Pse e them këtë? Edhe unë ka momente gjatë ditës që kundërshtoj vetveten: “… More gomar, çfarë bëre? Si fole ashtu me këtë apo me atë? Përse veprove në këtë mënyrë? Përse nuk e mendove mirë?”. Këto gjykime, unë, por dhe çdo njeri, ia bën vetes. E jo më të gjykosh një njeri tjetër, i cili ka shprehur disa mendime, të cilat, për hir të së vërtetës, nuk mund t’i thuash se janë të pavërteta dhe të pavend. P.sh., çështja e bojkotit, të cilën Kastrioti e kishte kritikuar shumë, ashtu si dhe unë. Faktet treguan se duhej lënë shumë kohë më parë. Deputetët socialistë u kthyen në Kuvend, ky ishte qëllimi i kritikave të mia, por dhe të Kastriotit, besoj apo dhe të tjerëve që kritikuan bojkotin dhe kërkuan që deputetët të ktheheshin dhe debatonin në Kuvend. Por, përjashtime nga partia ka pasur edhe më parë. Nuk është ndonjë gjë e re në politikën shqiptare, sepse heroin e demokracisë, Azem Hajdarin, e përjashtuan nga Grupi i PD-së. Edhe gazeta “Rilindja Demokratike” doli me tituj të mëdha, që Azem Hajdari përjashtohet nga Grupi i PD-së. Pra kjo nuk është një gjë e re për politikën shqiptare, por çështja është se nuk duhen përsëritur në politikën tonë gjëra që nuk janë të dobishme.
Ishte një rast i rëndë ai i Kastriot Islamit, që duhej marrë një vendim i menjëhershëm?
Rasti i Islamit nuk qe se kishte bërë ndonjë marrëveshje të fshehtë kundër PS, kundër Grupit, apo i dha votën partisë tjetër, apo i premtoi se do të shkonte me ta. Partitë duhen të mendohen mirë para vendimeve të tilla. Sepse partitë e tanishme kanë nevojë për sa më shumë njerëz. Kryesia e partisë ka nevojë për të pasur njerëz të tillë që sjellin mbështetës. Nuk ka shumë nevojë anëtari për partinë, por ka partia nevojë për anëtarin, madje kur ai bën politikë, mbledh rreth veten njerëz. Veçanërisht kur partia është në opozitë. Në opozitë duhen njerëz me cilësi, që arrijnë të sjellin vota dhe mbështetës. Nuk është fjala se u përjashtua Kastrioti si individ, por pas tij ka dhe 2-3 mijë njerëz që votojnë. Dhe çfarë bën partia? Përjashton këta votues që votojnë për Kastriotin. Para se të marrë një vendim, këtë duhet të mendojë udhëheqësi i mençur se çfarë pasojash sjell për partinë çdo përjashtim që bëhet. Partia është një grumbullim vullnetar njerëzish. Në demokraci, ku ka decentralizim, njerëzit nuk mund të vihen si në repart ushtarak, që kur kalon komandanti të gjithë ushtarët rrinë gatitu dhe nderojnë me grusht. Partia nuk ka disiplinë të tillë formale ushtarake. Në parti është krejt tjetër; nëse mua më vjen për të teshtirë, unë do të teshtij, nuk do ta frenoj veten se mos më përjashtojnë. Edhe në kohën time, kur isha deputet, ka pasur shumë raste që rrija vetëm dhe nuk ndiqja se ç’bënin deputetët e tjerë. Shumë herë se kam përtuar. Ndonjëherë iknim nga Parlamenti, unë qëndroja, por asnjëherë nuk u diskutua se duhet të përjashtohem se nuk iu bashkova në këtë mënyrë Grupit.
Jepet një mesazh me përjashtimin e zotit Islami për zërat ndryshe në PS?
Kuptohet që ky përjashtim bëhet edhe për këtë qëllim. Por duhet të kuptojmë se partia ka dhe rregullat e veta të pranuara nga të gjithë dhe që duhen zbatuar. Se parti pa rregulla nuk mund të ketë, por rregullat duhen zbatuar rast pas rasti dhe për efektet që jep çdo veprim. Por, megjithatë, ishte për t’u përgëzuar që edhe brenda Grupit Parlamentar socialist kishte zëra apo vota kundër. Por mendoj se mendime ndryshe është mirë të ketë, por ato, sipas meje, gjithmonë duhen diskutuar në forume, dhe jo në mediat që janë pranë qeverisë.
Ambasadori Volfarth, vizitë në familjen Agolli
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, ishte dje pasdite për vizitë në familjen e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Jashtë protokollit zyrtar, Volfarth dhe Dritëroi janë takuar si dy miq që njiheshin prej kohësh, ndërsa biseda e tyre ka zgjatur për rreth dy orë. Shkak për këtë vizitë, të cilën ambasadori e kishte kërkuar që dy muaj më parë, ishte ditëlindja e 80-të e Dritëroit. Eugen Volfarth, në një letër dërguar Dritëroit me rastin e 80-vjetorit të lindjes, shprehej se kishte shumë dëshirë ta takonte. “Do ndihesha shumë i nderuar nëse në të ardhmen do të kisha mundësinë t’ju takoja personalisht për t’ju shprehur vlerësimin tim për punën e krijimtarinë tuaj, si dhe për të diskutuar së bashku”, shprehet në letrën e tij kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, dërguar që më 13 tetor. Dje, me rastin e 80-vjetorit, Volfarth i ka dhuruar shkrimtarit të njohur një stilolaps, një nga dhuratat e parapëlqyera të Dritëroit. Nga ana e tij, i zoti i shtëpisë i dhuroi librin më për zemër që ka, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, i cili është përkthyer dhe në gjermanisht. Gjatë bisedës me Dritëroin, ambasadori i OSBE-së i ka treguar për mbresat që i kanë lënë atij zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në Veri të vendit, por dhe domosdoshmëria e zhvillimit të fshatit shqiptar.
Flet nënkryetari i Kuvendit
Turku: Edi Rama një diktator i vogël
Nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku, reagoi dje për vendimin e Grupit Parlamentar socialist që votoi pro shkarkimit të Kastriot Islamit. Gjatë një takimi në Elbasan, deputeti i PD-së u shpreh se “rasti i Islamit, por edhe i ndonjë tjetri që ka qenë në rrezik, por që nuk u ‘ekzekutua’ politikisht si rasti i Islamit, është thjesht për të përçarë frontin e të përjashtuarve. Për mua përjashtimi i vetëm i z. Islami, që sipas argumenteve që ata përdorën, votimi pro i kandidatit për kryetar i KLSH –së, nuk ishte i vetëm, normalisht do të përjashtoheshin edhe të tjerë. Z. Rama, jam i bindur se ka elementë menaxhorialë të tipit të një diktatori të vogël që ka reflektuar gjithmonë në pozicionet e tij si kryetar bashkie, si ministër dhe tashmë edhe si kryetar i PS”.