e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FIFA 'pranon' Kosoven, ndeshja e pare me Kroacine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FIFA 'pranon' Kosoven, ndeshja e pare me Kroacine

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka pranuar kërkesen e Federatës së Futbollit të Kosovës, që përfaqësuesja e Kosoves të zhvilloje ndeshje miqësore ndërkombëtare prej 10 janarit të vitit 2014. Kjo është kërkesa e vetme e palës kosovare për të cilën u bisedua disa herë muajt e fundit në mes të krerëve kosovarë, serbë dhe botërore të futbollit.

Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë historike miqësore ndërkombëtare do ta zhvilloje me përfaqësuesen e Kroacisë pikërisht në Prishtinë. Ky vendim i FIFA-së, pritet që të bëhet zyrtar me 10 janar në Zvicër kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv i FIFA-së.