FIFA mund të përjashtojë gjyqtarin e ndeshjes SHBA-Slloveni
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjyqtari që anulloi një gol që do i jepte fitoren skuadrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndeshjen me Slloveninë mund të përjashtohet përfundimisht nga ky botëror sipas një burimi nga FIFA.
Koman Coulibaly nga Mali anulloi golin e Maurice Edu’s në minutën e 86, një gol që do ishte goli i rezultatit 3-2 dhe që do mundësont 3 pikë për ekipin amerikan. Për të gjithë teleshikuesit anullimi i golit ishte krejt i gabuar dhe në video dukej qartë që nuk kishte asnjë pozicion jashtë loje apo ndërhyrje të gabuar. Megjithatë, Coulibaly pretendoi se mesfushori amerikan Michael Bradley kishte penguar një mbrojtës slloven gjatë sulmit.
Komiteti i gjyqtarëve të FIFAs do të rishikojnë video nga momenti i golit të anulluar dhe do gjykojnë mbi cilësinë e gjykimit të Coulibay. Ndeshja ishte kritike për të dyja skuadrat që luftuan shumë deri në çastet e fundit për të bërë diferencën dhe për të marrë pikët maksimale.
FIFA i zgjedh gjyqtarët dhe ndihmës gjyqtarët e çdo ndeshje nga një listë elitare gjyqtarësh. Këto lista janë përcaktuar posaçërisht për këtë turne dhe jane rivlerësuar para botërorit për të garantuar standarde në gjykim, dhe për të kontrolluar formën fizike të gjyqtarëve.
Gabimi i Coulibaly mund të rrisë kërkesën për vendosjen e një sistemi kontrolli në çast në rast gabimesh nga gjyqtarët, diçka që është kundërshtuar nga Fifa deri në ditët e sotme. Një sistem i ngjashëm përdoret ne ndeshejt e tenisit kur ato zhvillohen në bar.