FIFA, me 16-17 dhjetor diskutohet per Kosoven
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Federata Kosovare e Futbollit ka marrë lajme të mira nga FIFA, e cila, nëpërmjet presidentit të saj, Sep Blater, ka njoftuar se kërkesa e FFK-së për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore, do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. “Një natë përpara nisjes sime në Japoni, për të marrë pjesë në Botërorin e klubeve 2011, ju falënderoj për letrën tuaj, të datës 31 tetor. Kërkesa juaj për zhvillimin e ndeshjeve miqësore do të jetë në rend të ditës, në mbledhjen e radhës së Ekzekutivit të FIFA-s, që do të zhvillohet më 16-17 dhjetor në Tokio, shkruhej në letrën e kreut të FIFA-s. Ne do t’ju informojmë për epilogun e mbledhjes së KE-së dhe rreth vendimit për kërkesën tuaj”, shkruhej në këtë shkresë, i cila i jep më shumë shpresë futbollit kosovar.