e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FC Shkupi nderon Presidentin e Skënderbeut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FC Shkupi nderon Presidentin e Skënderbeut

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, zv.presidenti Arlind Boshku dhe Drejtori sportiv Haris Fakiç ishin të ftuar special në stadiumin e Cairit nga krytari i klubit Shqiptar Ejup Ademi për të ndjekur nga afër ndeshjen FC Shkupi-Vardar në Maqedoni.takaj

Përpara fillimit të takimit është zhvilluar dhe një ceremoni e veçantë ku Ejup Ademi i ka dorëzuar presidentit Takaj dhe çmimin 'Mirënjohje për arritjet europiane nga F.C Shkupi'.

"Ndjehemi tepër të privilegjuar nga pritja madheshtore dhe respekti i drejtuesve dhe tifozëve të F.C Shkupit.Jemi krenarë që mardhëniet e klubit tonë shtrihen përtej kufijve zyrtare të Shqipërisë.Gjejmë rastin të falenderojmë vllezërit tanë në Maqedoni për këtë pritje të mrekullueshme", shkruan klubi korça në faqen e tij.