Europa League/ Xhaka paqe me kampionët, Hasi thyhet në Ukrainë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besnik Hasi dhe Taulant Xhaka nuk arritën të fitonin me skuadrat e tyre në ndeshjet e vlefshme për raundin e 1/ 8-në Europa Ligës.
Skuadra e Anderlehtit e drejtuar nga Hasi humbi 1-3 ndaj Shahtjorit në Ukrainë. Humbja e belgëve në transfertë vjen pas kualifikimit ndaj Olimpiakosit.
Edhe pse trajneri shqiptar deklaroi se do të shkonte në Ukrainë për një rezultat poziti, skuadra e tij pati vështirësi ndaj vendasve. Goli i vetëm për Anderlehtin u shënua nga Frank Acheampong në minutën e 69´ të pjesës së dytë.
Ndërkaq, ndryshe ishte sfida e mbrëmjes së të enjtes për Taulant Xhakën. Skuadra e Bazelit me të cilën ai aktivizohet, barazoi 0-0 ndaj Sevijës.
Ashtu siç ishte parashikuar, Xhaka luajti si titullar në takimin ndaj spanjollëve.