e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Euro 2017, një amerikan në stafin teknik të Kosovës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Euro 2017, një amerikan në stafin teknik të Kosovës

"Trajneri i njohur amerikan, Tim Malonei, do t'i bashkëngjitet Përfaqësueses A të Kosovës në muajin korrik, kur edhe do të fillojnë përgatitjet për kualifikimet për kampionatin europian". tim maloneiLajmi është konfirmuar nga Federata Kosovare e Basketbollit në një deklaratë për shtyp në faqen e saj zyrtare. Kosova merr pjesë në kualifikueset e "Euro 2017" në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.

Sipas federatës kosovare, Malonei do të ndihmojë përfaqësuesen në cilësinë e këshilltarit nëpërmjet analizave të kundërshtarëve dhe përgatitjes fizike.

Amerikani do të qëndrojë një muaj me Kosovën. Po sipas deklaratës së federatës, trajneri amerikan është nëpërmjet trajnerit të kombëtares, Arben Krasniqi, i cili i ka prezantuar Malonit planin dhe programin e tij të punës. Më pas, trajneri amerikan ka pranuar të bashkëpunojë duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për një përfaqësuese të re dhe pa përvojë në një pjesëmarrje të kësaj rëndësie, siç janë kualifikimet e "Eurobasket 2017".

Aktualisht Tim Maloni është drejtor i operacioneve të basketbollit në Universitetin Beilor në Uaco të Teksasit. Ai ka eksperiencë 31-vjeçare në kolegjet e basketbollit në Divizionin e Parë (NCAA).

"Për ne është kënaqësi e madhe të kemi në përfaqë- suese një trajner të nivelit të Tim Malonei. Ai do të na ndihmojë shumë me eksperiencën e tij, sepse ne si skuadër e re kemi nevojë për më shumë ndihmë në aspektin e analizave të kundërshtarëve tanë, që do t'i kemi në kualifikueset për Europian", ka thënë Arben Krasniqi.