e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ergys Kaçe gjen qetësinë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ergys Kaçe gjen qetësinë

kaceArdhja e Vladan Iviç në stolin e PAOK-ut ka qenë një ogur i mirë edhe për mesfushorin shqiptar Ergys Kaçen.

Trajneri serb ka besim të mjaftueshëm në aftësitë e Kaçe sa dhe i ka siguruar atij një vend titullari në formacion.

Para dy ditësh, Iviç u shpreh u shpreh me superlativa për Kaçen, ndërsa sot ishte radha e talentit shqiptar që të tregojë harmoninë që ka me trajnerin e ri.

Ai ka postuar në profilin e tij një foto me Iviç çka tregon se periudha e errët u largua për Kaçen që me largimin e Igor Tudor.