Enrike: Nuk bëhem kurrë si Vengeri
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona fitoi 2-0 në Londër dhe pret të kryejë formalitetin në shtëpi.
Gjithsesi, Luis Enrike nuk do ruajë asnjë nga yjet e tij dhe kërkon maksimumin në fushën e lojës.
Trajneri i katalanasve beson se Arsenali mund t'i vërë shumë në vështirësi nëse kalojnë të parët në avantazh, ndaj duhet të jenë të kujdesshëm në kundërsulme. Gjithashtu, ka komentuar mbi të ardhmen e tij si trajner, duke theksuar se nuk ka për të pasur fatin e Vengerit, i cili ka 20 vite me "Topçinjtë"...
Sa ndikon fitorja e parë në përgatitjen e ndeshjes së kthimit?
Ndeshja e parë sigurisht që ka rëndësinë e saj, por nuk do ndryshojë asgjë te ne. Jemi të ndërgjegjshëm që duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe, për të siguruar kualifikimin.
Jeni i kënaqur me formën që po kalon skuadra juaj?
Futbolli është shumë kompleks dhe i mrekullueshëm. Aktualisht, ne jemi duke marrë rezultate mjaft pozitive, por duhet të ruajmë këtë ritëm deri në fund.
Do bëni rrotacion për këtë ndeshje?
Nuk do ndryshoj asgjë, pasi dua që në fushë të jenë më të mirët, për të kaluar me sukses edhe këtë objektiv.
Një dekadë që Barça siguron çerekfinalet. Do prishet tradita?
Deri nesër nuk dua të flas, por unë kam besim që ekipi im do vazhdojë ta ruajë këtë traditë.
A është Reali i Madridit favorit për të fituar Champions-in?
Nuk flas për rivalët dhe aq më tepër për rivalët e përjetshëm.
I druheni Arsenalit?
Po. Janë ndër të paktat skuadra që mund të fitojnë bindshëm, pa dominuar në fushën e lojës. Luajnë me aksione të shpejta sulmuese dhe janë të fortë në luftën në ajër. Sidomos me Zhiru dhe Uelbek. Janë një klub prestigjioz, i cili ka potencialin edhe për të përmbysur. Kemi marrë një fitore shumë të rëndësishme, por nëse pësojmë gol të parët, atëherë kemi për të vuajtur.
Si mund ta kontrolloni Ozilin?
Futbollistëve me kualitet të lartë duhet t'u bësh markim individual, ose zonal. Ne deri tani kemi arritur të neutralizojmë me sukses çdo lojtar të rrezikshëm. Mendoj se kemi planin e duhur edhe këtë herë.
Cilësoheni një trajner i elitës, edhe pse nuk keni shumë vite eksperiencë. Si ndiheni?
Nuk besoj se duhen shumë vite eksperiencë si trajner, sepse kur ke qenë futbollist, ke mësuar shumë gjëra. Gjithsesi, kur je në nivele të larta dhe në klube prestigjioze, presioni është më i madh. Nuk bëhet fjalë që të fitosh trofe, por të kërkohet fitorja në çdo ndeshje.
Si e shpjegoni faktin që këtë sezon keni shpërdoruar shumë herë nga pika e bardhë e penalltisë?
Nuk dua të bëj anekdota, por nuk më shqetëson kjo gjë. Fakti që lojtarët kanë shënuar me aksione, më bën të jem i qetë dhe të mos mendoj për penalltitë e humbura. Madje, për to duhet të pyesni portierët që i kanë pritur, pasi meritën e kanë pasur ata.
Çfarë prisni nga Aleksis Sançez?
Për të, kjo ndeshje do jetë motivuese. Ka luajtur tre vite me Barcelonën dhe dëshiron të lërë sërish gjurmë në këtë stadium. Vitet e fundit është përmirësuar më tepër dhe nuk mund të ndalet me lehtë- si.
Arsen Venger ka 20 vite që është në stolin e Arsenalit. E shikoni veten në të njëjtën mënyrë?
Kohëzgjatja e tij tregon nivelin si trajner. Është i përzgjedhur për një mision të tillë, por nuk ka për të ndodhur me mua. Mendoj se tashmë është më i egër rivaliteti për një pankinë dhe përmenden kandidatë pas çdo rezultati negativ. Me mënyrën se si po shkojnë fatet e trajnerëve, besoj se kontratat ideale do ishin 6-mujore, pasi edhe klubi do kursente shumë. Unë jam duke kaluar një moment të shkëlqyer dhe është e thjeshtë të flas në këto kushte. Por, do shikoj reagimin në situata krize. Iki në momentin që nuk do fitoj, ose nuk do argë- tohem më.