Emerohet Tafaj, pritet privatizimi i klubit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alban Tafaj ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të klubit te Tirana. Pas punës si drejtor teknik në klubin bardheblu, dje ai ka zëvendësuar të larguarin Rauf Dimraj. Pas ndryshimit të strukturave, me emërim nga Bashkia e Tiranës, tashmë objektivi kryesor mbetet privatizimi i klubit. Kjo është detyra që 24-herë kampionët kanë nga FSHF-ja, pasi në të kundërt Tirana rrezikon të mos licencohet sërish për sezonin e ardhshëm. “Licencimi? Padyshim që bashkëpunimi me bashkinë do të jetë i madh. Jam njohur me programin e kryetarit të ri për sportin, ku një nga objektivat është riorganizimi i klubit. Presim dhe shpresojmë që në mbledhjet e para të këshillit bashkiak, pjesa e sportit dhe kalimi në Sh.A të ketë një vend të rëndësishëm”, theksoi Tafaj.