Elseid Hysaj mes më të mirëve, ja si u vlerësua
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Elseid Hysaj si gjithmonë nuk zhgënjen parashikimet dhe detyrat e tij di t'i zbatojë edhe në netët e vështira për skuadrën e tij, ndonëse iu desh të linte kokulur stadiumin "San Paolo".
Napoli ka hyrë në krizë, duke qenë se nuk fiton prej 4 takimesh (u mund me Juven e Vijarealin, barazoi me Milanin dhe sërish dje me Vijarealin), por ndërkohë specialistët vlerësojnë punën e mbrojtësit të djathtë shkodran edhe dje, duke i dhënë atij notën 6.5:
"Ndeshje mjaft pozitive e shqiptarit që konfirmohet i aftë në zbatimin e dopio-detyrave që ka, si në mbrojtje, ashtu sikurse edhe në mbështetje të sulmit. Por, mbi të gjitha, fiton duelin personal me Denis Suarezin, sigurisht lojtari më i rrezikshëm i Vijarealit, atë që ndëshkoi Napolin në Spanjë".