Elis Guri, sportisti i tretë më i mirë në Bullgari
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mundësi Elis Guri është shpallur sportisti i tretë më i mirë në Bullgari për vitin 2011. Mundësi shqiptar kampion bote garoi në Botërorin e Stambollit për ngjyrat bullgare dhe ia doli mbanë të zinte vendin e parë në peshën trupore 96 kg në stilin greko-romak. Guri është një nga sportistët tanë më të talentuar dhe përfaqësimi që ai bëri me Bullgarinë bëri përgjegjës strukturat e sportit në vendin tonë, që nuk e financuan sa duhet dhe nuk bënë maksimumin për ta mbajtur. Me pak fjalë, Guri nuk iku se dëshironte një flamur tjetër, por se këtu haste vetëm në probleme. Sa i takon sportit të mundjes, në Bullgari u shpall mundësi më i mirë për vitin 2001, në rang sportesh në vendin e tretë.