Elis Bakaj gol, shkelqen ne miqesore
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori shqiptar i Çernomorets Odesës, Elis Bakaj, ka shkëqlyer në miqësoren kundër skuadrës moldave, Nistru. Ekipi ukrainas ka fituar me rezultatin e thellë 5-0, teksa Bakaj e ka nisur ndeshjen si titullar. Në minutën e 34-t, fantazisti ka marrë një top nga e majta dhe në hyrje të zonës ka goditur në gjysmëlartësi, duke shënuar një eurogol. Në pjesën e dytë Çernomorets ka bërë disa zëvendësime, në një kohë që edhe Bakaj e ka lënë fushën. Lojtari tjetër i Kombëtares shqiptare, Kristi Vangjeli, i cili gjithashtu është pjesë e Çernomorets, e ka ndjekur gjithë ndeshjen nga pankina.
Pas dëmtimit të rëndë që pësoi gati 5 muaj më parë, tashmë Vangjeli ka nisur fazën e riaftësimit, por nuk është ende gati për të luajtur. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare janë pjesë e padiskutueshme e Çernomorets. Në shkurt të këtij viti, Bakaj u transferua si i huazuar nga Dinamo e Bukureshtit, por pas paraqitjes së shkëlqyer në fazën e dytë të kampionatit ukrainas, drejtuesit e Çernomorets blenë kartonin e lojtarit. Bakaj ka firmosur një kontratë 3- vjeçare, por gjithashtu edhe Vangjeli, i cili iu bashkua ukrainasve në verën e vitit të kaluar, duke u larguar nga Arisi.