e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

El Clasico, Barca shkon ne gjysme finale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
El Clasico, Barca shkon ne gjysme finale
Përballja e djeshme mes Barcelonës dhe Real Mdrid për  Kupën e Mbretit është mbyllur në barazim 2:2. Me këtë rezultat kanë ngelur të kënaqura të dyja skuadrat sepse Barcelona nga njëra anë ka kaluar në gjysmë finale, ndërsa Reali ka bërë një lojë të shkëlqyer edhe pse ishte në disavantazh 2:0. Ishin Katalanasit që për tre minuta shënuan 2 gola. Si gjithmonë ishte Mesi i cili u shpëtoi katër lojtarve madrilenë dhe më pas pasoi për Pedron i cili e dërgoi topin në rrjetë. Ndërsa pas tre minutash Alvesh rrëmben një top në zonë dhe me një gjuajtje e dërgon në trekëndësh.

Në pjesën e dytrë gjithçka është në favor të Realit. Është Ronaldo ai që i gëzohet golit të parë dukei i çuar shifrat në 2:1. Ndërsa i sapohyri në lojë Beznzema i shpëton Pujolit dhe ngrin Katalanasit duke i çuar shifrat në 2:2. Si gjithmonë edhe ky takim në fund të tij është shoqëruar me zënka mes lojtarëve. Sërish protagonist kanë qenë Pepe dhe Ramos, ndërsa ky i fundit merr dhe kartonin e dytë të verdhë duke dalë jashtë.