e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ekstremi i Dinamos: Vjet 19 pike, sivjet -1

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ekstremi i Dinamos: Vjet 19 pike, sivjet -1
Një vit më parë, në përfundim të javës së 8-të, blutë renditeshin në vendin e parë në kuotën e 19 pikëve Dinamo e këtij sezoni mund të ketë renditjen më të keqe në historinë e saj 61-vjeçare. Blutë ndodhen si asnjëherë tjetër -1 pikë në tabelën e klasifikimit, duke arritur në 8 javë kampionat vetëm 2 barazime ndaj Skënderbeut dhe Shkumbinit. Ndërkohë që sanksioni i FIFA-s lidhur me mospagimin e rregullt të ish-futbollistit blu Dario Bodrusiç, i cili është aktivizuar tek Dinamo në sezonin 2008-2009, u ka hequr edhe 3 pikë bluve në renditje.

Tashmë ata janë -1 në fundin e superligës. Por një Dinamo mes 1000 problemeve sot, pa fusha, pa dhoma zhveshjesh, e të tjera, pa dyshim, nëse krahasohet me atë të sezonit të shkuar, veç fanellave, asgjë tjetër s’kanë të përbashkët. Gjithsesi, për këtë degjenerim të kësaj skuadre legjendare, përqindjen më të madhe e ka sulmi i verbër i disa institucioneve, të cilat pavarësisht se janë të lidhura me sportin, duket se kanë një efekt të kundërt, pra negativ ndaj tij.

Një vit më parë Në sezonin e shkuar 2009-2010, blutë në 8 javët e para të superligës arritën 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Nën drejtimin e agjentinasit Manuel Blanko, një superekip si Dinamo renditej në vendin e parë asokohe me 19 pikë. Pra, duke hequr paralele me 8 javët e tanishme dhe atyre të shkuara, Dinamo është në kontrast të plotë, nga vendi i parë ka precipituar në të fundit.

Pikërisht një vit më parë, premiera s’ka qenë e duhura për blutë, teksa në “Qemal Stafa” janë mundur 1-0 nga Flamurtari. Ndërsa në javën e 5-të është momenti që blutë të shpërthejnë, duke vendosur veton në kampionatin tonë të futbollit. Pikërisht në mes të “Loro Boriçit” me një tripletë të Martinenës dhe 1 gol të Bakajt, Dinamo arrin një fitore “poker”, pra në shifrat 4-0.

Një mini-“pit-stop” në javën e 7-të ndaj Tiranës në derbi. Ndërsa java e 8-të do të vendoste Dinamon përballë Bylisit, ku blutë fitojnë 2-1. Pra, në 8 javë, 19 pikë për Dinamon, e ndjekur nga Flamurtari me 16 të tilla.