Ekspozohen leterkembimet e Kongresit te Lushnjes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në Muzeun Historik Kombëtar u çel dje ekspozita përkujtimore e 93-vjetorit të Kongresit të Lushnjes. Fotografi të portreteve të delegatëve, himni dhe betimet e kryesisë së delegatëve, relike origjinale si vula e pena e Kongresit, flamuri i tavolinës ku është nënshkruar akti zyrtar si dhe një vulë e Komitetit për Mbrojtjen e Tepelenës, kama dhe bastuni i Aqif Pashë Elbasanit.
Është kërkuar për botime dhe studime më të zgjeruara në Bibliotekën Kombëtare dhe janë sjellë në ekspozitë dokumente origjinale të gazetës zyrtare me aktet zyrtare.
Vetë Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, ngre shqetësimin se për këtë periudhë botimet janë shumë të pakta për të mos thënë se nuk ekzistojnë fare. “Edhe ato pak botime që ekzistojnë janë deformuar nga periudha komuniste, aq sa në secilën prej tyre gjen fjalën reaksionar”, thotë Bumçi.
Ndërsa drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit, Nevila Nika e shikon këtë ngjarje si një nga më të rëndësishmet pas 1912-ës. Jo vetëm se këtu u promovua Pavarësia e Shqipërisë, por sepse është një nga periudhat që ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të gjitha krahinave shqipfolëse dhe komuniteteve fetare, gjë që më pas nuk e gjen tek asnjë qeveri.
Ja çfarë shkruhet në njërën prej letrave të ekspozuara në MHK: “Gjithë populli mbasi lidhi këtë besë, me pëlqim të përgjithshëm vendosi këtë urdhër të ditës: Të jetë gati për ç’do therori për me shpëtue Atdhenë nga copëtimi; Pëlqevi vendimet e Mbledhjes Kombëtare të Lushnjës dhe asht gati me i ndihmue me gjithë fuqinë e vet Qeverisë së re” etj.
Me të njëjtën gjuhë flitet edhe në betimin e “Anëtarit të Këshillit të Naltë” të Kongresit, me kryetar Aqif Pashë Elbasanin dhe anëtarë Luigj Bumçin, Mihal Turtullin dhe Abdi Toptanin: “Betohem në emër të Perëndisë duke dhënë besën shqiptare e fjalën e nderit para mbledhjes së kombit se do t’i shërbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtësisht, do të mbroj ligjet dhe independencën e plotë të atdheut të shenjtë.”
Një hapësirë e zënë portretet e funksionarëve të Qeverisë: Sulejman Delvina (kryeministër), Eshref Frashëri (zv/kryeministër), Hoxha Kadri (Ministër i Drejtësisë), Ahmet Zogu (Ministër i Punëve të Brendshme), Mehmet Konica (Ministër i Punëve të Jashtme), Sotir Peci (Ministër i Arsimit), Ali Riza Kolonja (Ministër i Luftës), Bajram Curri (Ministër pa portofol), Spiro Jorgo Koleka (Ministër pa portofol), Hysen Vrioni (Ministër pa portofol).
Ekspozohen 28 foto që prezantojnë zhvillimin e Tiranës pas shpalljes kryeqytet. “Këto fotografi janë interesante sepse po të shohësh planin rregullues që ka bërë Eshref Frashëri, kupton se dhe ai ka pasur një vizion shumë të qartë se si mund të ndërtohej Tirana”, thotë drejtoresha Nevila Nika. Në fotografi tregohet hyrja e rrugës së Kavajës dhe Durrësit, pazari i vjetër, Bashkia e Tiranës etj. Materialet janë siguruar nga Arkivi i Shtetit, Bashkia e Tiranës dhe Muzeu i Lushnjes. Ekspozita qëndron hapur deri në 27 janar.