Eksperti zvicerian: UEFA duhet ta denoje vetveten, jane idiote
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vendimi skandaloz i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri po vazhdon të kritikohet ashpër nga të katër anët. Eksperti i futbollit në Zvicër, Alain Kunz, ka shkruar për "Blick" se UEFA mori një vendim krejtësisht të gabuar dhe këtë e bazon në dy pika, transmeton Gazeta Express.
“A është i arsyeshëm rikthimi i lojtarëve shqiptarë në fushë pas sulmit masiv të tifozëve serbë (dhe forcave të sigurisë)? Jo”, shkroi Kunz. “Kush e lëshoi fluturaken me flamurin e Shqipërisë së Madhe Një tifoz nga Shqipëria prej afër një kishe? Kjo dhe pyetja për misionin e kësaj fluturakeje ende nuk janë përgjigjur.
Kështu, ne nuk mund ta japim përgjigje për pyetjen e fajit”, shtoi tujte eksperti zvicerian. Krejt në fund ai e quan idiotesk vendimin e UEFA-s që Spanja e Gjibraltari të mos jenë në një grup për eliminatore, përderisa Shqipëria e Serbia po