Eksperimenton De Biazi, stërvitje edhe jashtë fushës (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas ndeshjes miqësore të luajtur një ditë më parë me Katarin (3-1) në Austri, kuqezinjtë e De Biazit kanë nisur përgatitjet për miqësoren e ardhshme ndaj Ukrainës në prag të Europianit që nis më 10 qershor.
Disa foto të publikuara nga tekniku italian në profilin e tij në rrjetin social "Facebook", shfaqin futbollistët e Kombëtares në një stërvitje ndryshe, larg fushës së blertë.



