e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ekskluzive / Ueverton Gomez, sulmuesi i ri i Kukësit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ekskluzive / Ueverton Gomez, sulmuesi i ri i Kukësit

Skuadra e Kukësit ka realizuar goditjen e radhës në merkaton e futbollistëve, ku po tregohet më aktive se klubet e tjera të Superiores. Pas firmës me Gurin dhe Arbrin, verilindorët kanë siguruar edhe një përforcim nga Brazili, duke afruar një sulmues 24 vjeçar.

177369_ori_weverton

Futbollisti quhet Ueverton Gomez dhe në sezonin e fundit ka luajtur me ekipin e Tigres do Brasil në Kampionatin Karioka të Rio De Zhaneiros. Sipas informacioneve të siguruara nga "Panorama Sport", ky futbollist i cili luan në krahun e djathtë apo në qendër të sulmit, është huazuar për një vit në radhët e skuadrës së Kukësit.

Skerdilaid Sulozeqi