Ekskluzive / Portieri i Kombëtares U-21, firma e radhës për Kukësin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kukësi ka bërë një tjetër lëvizje në merkato, duke u munduar që të plotësojë sa më parë kontingjentin e vet për sezonin e ri. Pas firmës me Gurin, Arbrin si dhe sulmuesin brazilian Ueverton, verilindorët kanë nënshkruar edhe me një tjetër futbollist të perspektivës.

Bëhet fjalë për portierin e kombëtares U-21 të Shqipërisë, Aldo Teqja, i cili në vitet e kaluara ka qenë pjesë e akademisë së Anorthosis në Qipro. Atje, ai është stërvitur personalisht nga ish-portieri i kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj.
Skerdilajd Sulozeqi