'Ekipet e Kosoves te regjistrohen si klube rezidente ne Shqiperi!'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Liga mbarëkombëtare nuk mund të ketë implikim për përfaqësim ndërkombëtar, por ndeshjet vëllazërore nuk mund të mos i pranojmë”. Sali Berisha ne mbledhje qeverieTë nisë regjistrimi i skuadrave të Kosovës si klube rezidente në Shqipëri, nga Gjirokastra deri në Kukës. Kjo është ideja më e re e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili vazhdon të këmbëngulë për krijimin sa më të shpejtë të një lige mbarëkombëtare të futbollit mes dy shteteve të shqiptarëve. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, numri një i ekzekutivit, i cili ka marrë kostumin e mbështetësit më të madh të idesë së hedhur nga “Tifozat Kuq e Zi” që në vitin 2005, i kërkoi dje ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që në bashkërendim me homologun nga Kosova të nisë regjistrimi i klubeve sportive të qyteteve kosovare, për organizimin e ligës së futbollit. Ndërkohë që nuk ka kursyer replikën ndaj atyre që janë shfaqur skeptikë.
“Zoti ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të gjitha qytetet e vendit të nisin regjistrimin e klubeve sportive të qyteteve kosovare, – iu drejtua Kryeministri ministrit Aldo Bumçi, – në mënyrë që të marrë fund kjo lloj zhurme vulgare e këtyre internacionalistëve të shquar, që u mblodhën dhe nuk lanë mashtrim pa ia paraqitur shqiptarëve, se kjo nuk mund të bëhet.
Ata t’i lëmë në pamundësinë e tyre, ne të bëjmë ligën mbarëkombëtare të futbollit. Natyrisht, e theksoj edhe një herë, se kjo nuk mund të ketë implikim për përfaqësim ndërkombëtar, por ndeshjet vëllazërore nuk mund të mos i pranojmë dhe nuk mund të mos pranojmë se tifozët kuqezi janë zgalema e mesazhit të bashkimit kombëtar”. Më pas, drejtuesi më i lartë i qeverisë shqiptare thumboi edhe disa nga skeptikët ndaj kësaj nisme, të cilët i kanë shprehur mendimet në një emision televiziv. “Pasi kundërshtuan unifikimin e valëve, TVSH filloi transmetimin e televizionit publik të Kosovës, RTK-së, madje në HD, tani nxjerrin shumë vështirësi për ligën e futbollit, – vazhdoi më tej Kryeministri Berisha. – Harry Fulc ka thënë një gjë shumë të bukur për shqiptarët dhe dua ta citoj, sepse çfarë na kanë thënë miqtë, na shërben e duhet ta kemi parasysh:
Këta janë njerëz të mrekullueshëm, kanë një inteligjencë të jashtëzakonshme, në kafenetë e tyre flitet më me mençuri e më me hollësi për politikën se në Uashington, por problemi i tyre është se kur vjen puna tek interesi shoqëror, e kanë tmerrësisht të shkurtër dhe vetëm interesa personale. Edhe këta që kundërshtojnë nuk kanë interes kombëtar, por interesa personale. Ata harrojnë se shqiptarët vijnë nga të katër anët e trojeve shqiptare për të mbështetur skuadrën këtu, apo shkojnë e skuqin stadiume europiane me zjarrin e idealit të bashkimit kombëtar në shpirt. Ndaj zoti Bumçi, do të lidhesh me ministrin e Sportit në Kosovë dhe të fillojmë regjistrimin nga Gjirokastra deri në Kukës, të klubeve sportive të të gjitha qyteteve të trojeve etnike shqiptare. U dashka që Kukësi të marrë leje për të luajtur me Prizrenin?! A ka mendje njerëzore që e pranon këtë?!”.
Kryeministri Berisha po ashtu garantoi se do të diskutohet edhe vendosja e një mekanizmi financiar, duke përcaktuar një fond për ligën e futbollit mbarëkombëtar: Natyrisht do të përcaktohen fonde. E vetmja gjë që qëndron në këtë çështje dhe jam dakord, është se kjo nuk bëhet thjesht me vullnet të tyre, por kërkon një mekanizëm financimi. Ndaj qeveritë do të përcaktojnë fondin për ligën e futbollit mbarëkombëtar”, përfundoi Kryeministri Berisha.
Fondi financiar
“Jam dakord, nuk bëhet thjesht me vullnetin e skuadrave, por kërkohet një mekanizëm financimi. Ndaj qeveritë do të përcaktojnë fondin për ligën e futbollit mbarëkombëtar”