e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Eduart Kukan: Njihni rezultatin! Procesi normal, Perjashto Lacin

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Eduart Kukan: Njihni rezultatin! Procesi normal, Perjashto Lacin

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian Eduart Kukan dhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi zhvilluan takime të ndara me kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Në përfundim të takimit me kryetarin socialist, europarlamentari Kukan deklaroi se Berisha I kishte përsëritur "2-3 herë se do të pranonte rezultatin". Ai deklaroi se me përjashtim të ngjarjes së djeshme në Laç, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë, zgjedhjen ishin normale, duke e cilësuar këtë një fillim të mirë për procesin.


"Me përjashtim të atij incidenti fatkeq që çoi në humbjen e jetës së një personi, dita e zgjedhjeve ishte në përgjithësi normale, e qetë dhe konsiderohet si një fillim i mirë për procesin zgjedhor. Ne shprehëm shpresën se dhe pjesa tjetër e  procesit do të vijojë me qetësi, dua të them procesi i numërimit dhe pranimit të rezultateve të zgjedhjeve. Këtu dua të theksoj përgjegjësinë politike të udhëheqësve për ta përfunduar këtë proces në mënyrë konstruktive dhe pozitive në mënyrë që këto zgjedhje të jenë një fitore për Shqipërinë. Një fitore për vendin tuaj. Pasi nëse kjo do të ndodhë do të jetë një shtysë për vendin tuaj drejt integrimit europian dhe jemi gati të mbështesim të ardhmen europiane të vendit tuaj. 

Është i njëjti mesazh që presim të gjithë në Europë për zgjedhje demokratike dhe të drejta në Shqipëri si një test për maturimin politik të vendit si dhe hapat e mëtejshëm për integrimin europian duke shpresuar se statusi i vendit kandidat është i arritshëm pas këtyre zgjedhjeve pasi ju keni pritur gjatë për statusin e vendit kandidat dhe në do t'ju ndihmojmë ta merrni atë. Dita e zgjedhjeve ishte normale përveç atij incidenti të izoluar dhe fatkeq. Deri tani ndjehemi të inkurajuar nga ajo që kemi parë dhe kemi garanci nga të dy liderët kryesorë që do të vazhdojnë të kontribuojmë për përfundimin e suksesshëm e pozitiv të këtij procesi dhe ky është mesazhi që ne do të çojmë në Bruksel"- tha Kukan.


Ndërsa ambasadori i BE-së, Ettore Sequi nuk dha asnjë prononcim duke sqaruar se zyra e tij do të lëshojë më vonë një deklaratë për shtyp.