e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Bogdani: Rama gezon si ne 2009, ne vazhdojme te besojme ne fitore

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Bogdani: Rama gezon si ne 2009, ne vazhdojme te besojme ne fitore

Pas daljes publike të Edi Ramës nga selia rozë, vjen edhe reagimi i Partisë Demokratike. Gerti Bogdani ka thënë se PD do të përmbysë rezultatin, ndërkohë që Rama po gëzohet kot, njësoj si në 2009.

“Partia Demokratike dëshiron që të falenderojë gjithë komisionerët dhe numëruesit e votave, të cilët kanë bërë dhe po bëjnë një punë shumë të mirë. Ne vazhdojmë që të besojmë se do të jemi fitues. Këtë e bazojmë në rezultatet e fundit, të cilat tregojnë se mund të përmbysin rezultatin.

Nuk duhet të harrojmë se edhe në 2009-n, Edi Rama në këto momente fitonte, por më pas pësonte humbje”- tha Bogdani.