Edi Rama ne Serbi per te mbeshtetur ekipin kuqezi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë kërkesë tek Federata Shqiptare e Futbollit që të jetë i pranishëm në sfidën Serbi- Shqipëri, e cila do të luhet në datën 14 tetor të këtij viti, pra pas disa muajsh, e cila do të jetë e dyta për eliminatoret e “Europianit 2016” që do të zhvillohet në Francë.
“Sport Ekspres” pohon se kryeministri do të udhëtojë bashkë me delegacionin kuqezi dhe me ndonjë tjetër qeveritar, për të mbështetur Kombëtaren, në një klimë e cila pritet të jetë vërtetë e zjarrtë.
Qyteti ku do të luhet ndeshja ende s’është vendosur. Por, kudo qoftë, Rama do të jetë i pranishëm.