Edhe Manchester United kerkon Shkodran Mustafin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas “Barcelonës” dhe “Real Madridit”, edhe “Manchester United” ka shprehur interesim për Shkodran Mustafin.
Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen në “Valencia” dhe kualitetet e tij i kanë vërejtur gjigantët evropianë, të cilët shumë shpejt pritet të bëjnë luftë të madhe mes tyre për t’i siguruar shërbimet e përfaqësuesit të Gjermanisë.
“Sky Sports” ka raportuar se “Djajtë e Kuq” kanë dërguar një “skaut” në ndeshjen e “Ligës së Kampionëve” ndërmjet “Valencias” dhe “Gentit”, për ta shikuar nga afër shqiptarin nga Maqedonia, por edhe dy lojtarë të tjerë të ekipit spanjoll, Jose Luis Gaya dhe Andre Gomes.
Ish-futbollisti i “Sampdorias” po konsiderohet ndër mbrojtësit më cilësorë në Europë, ndërsa “Valenica” nuk do ta lëshoj pa fituar një shumë të majme.