EURO 2016/ Drejtori i RTSH-së: Pse nuk e transmetojmë dot
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Televizioni Publik Shqiptar nuk do ta transmetojë Euro 2016, ku do të marrë pjesë edhe Shqipëria.
Kjo është bërë e ditur nga ana e drejtorit Martin Leka, në emisionin "Të Paekspozuarit". Megjithatë, ai është justifikuar, duke thënë se kjo gjë ka ndodhur edhe në vitet 2006 dhe 2008, kur TVSH nuk ka transmetuar kompeticionet e futbollit.
Leka tha se TVSH nuk mund të konkurronte me "Digitalb", pasi ka ofruar dyfshin e çmimit për ta blerë atë. Dhe ndërkohë, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çdo muaj për TVSH-në, edhe pse shumica nuk e sheh asnjëherë. Me përjashtim kur ka ndonjë Europian dhe Botëror, të cilët tashmë as ata nuk do i shohim dot.