E shtuna shpallet dite zie, ndalon edhe topi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndarja nga jeta e Leka Zogut I dhe shpallja e së shtunës si ditë zie kombëtare, ka bërë që edhe topi të ndalojë. Në shenjë respekti për humbjen e pretendentit për fronin, kampionati kombëtar i futbollit do të ndalojë në të gjitha nivelet. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga FSHF-ja, që bëri të ditur se takimi Apolonia-Pogradeci, e planifikuar të zhvillohej të shtunën, është shtyrë me 24 orë: skuadrat do të zbresin në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu” të dielën, për të luajtur njëkohësisht me çiftet Skënderbeu-Bylis, Dinamo-Flamurtari, Laçi-Kastrioti dhe Kamza-Teuta. Java e 11-të e kampionatit elitar mbyllet të hënën me sfidat Tomori-Vllaznia dhe Shkumbini-Tirana. Për të dielën janë shtyrë edhe të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë.