e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

E pabesueshme, arbitri ultras ekzaltohet pas golit ne ndeshjen Arsenal-Totenhem (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E pabesueshme, arbitri ultras ekzaltohet pas golit ne ndeshjen Arsenal-Totenhem (VIDEO)
Ndeshja e së dielës së shkuar mes Arsenalit dhe Totenhemit ka pasur mjaft emocione brenda, duke parë si shkuan ngjarjet. Në derbin e Londrës megjithatë, kishte vend për t’u gëzuar të gjithë, edhe arbitri i ndeshjes, zoti Dean. Ky i fundit është filmuar të ekzaltohej teksa sulmuesi i Totenhem, Luis Saha, shënonte golin e parë të ndeshjes, në minutën e ‘4. Madje, ai dha edhe një penallti të dyshimtë për Totenhem. Por, pavarësisht se Totenhem kaloi në avantazh të dyfishtë, Arsenal më pas shënoi plot 5 herë, duke shuar kështu edhe gëzimin e ultrasit Dean, që për fatin e tij të keq, e pa nga fusha humbjen poshtëruese, pasi ishte arbitri i ndeshjes.