e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

E pabesueshme Spanje-Zvicer 0-1

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E pabesueshme Spanje-Zvicer   0-1
E pabesueshme ne Durban! Kampionet e Europes humbasin ndeshjen e debutimit  kunder Zviceres, me rezultatin 1-0.  Vendimtare goli i shenuar nga Gelson Fernandes, mesfushori i Saint-Etienne i cili u tregua i zoti te kapte topin pas nje vendosje taktike te shkelqyer te Dedyok dhe mundi Casillas.

Spanja eshte perpjekur per t'u pergjigjur, por traversa i ka mohuar barazimi Xabi Alonsos. Mire kane luajtur Fernando Torres i cili eshte sakrifikuar si sulmues i dyte per ti leshuar me shume hapsira shokut te repartit Villa por pikerisht sulmuesi i ardheshem i Barcelones ka zhgenjyer ne paraqitjen e dhene ne fushe.

Probleme per Iniesten i cili u zevendesua nga Pedro, por pa arritur te ndryshoje rezultatin. Fitore e merituar per Zviceren e cila gjithashtu goditi shtyllen me Dedyok pasi ky i fundit dribloj gjysen e mbrojtjes se Spanjes. Kjo ishte ndeshja e fundit e raundit te pare dhe Zvicera eshte  surpriza e pare e Boterorit me nje rezultat qe askush nuk e kishte menduar ne fillim, as vete tifozet e saj...