e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

"E kush e priste kete HOLANDE"

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"E kush e priste kete HOLANDE"
Nuk mund të kishte nisje me te keqe per kampionet e botes. Italianet qe nuk kishin humbur kurre ne ndeshjen e pare te Europianit, dhe per me shume me Holanden te cilen nuk humbisnin prej 30 vjetesh, humbasin pikersht kunder Holandes te Van Bastenit. Nje rezultat i paster 3-0 i vulosur nga Van Nistelrooy, Sneijder dhe Van Bronckhorst, te cilet nuk i lene vend asnje mundesie per te ribaltuar rezultatin edhe pse goli pare ka ardhur ne nje pozicion jashte loje te Van Nistelrooy.
Ekipi i Donadoni nuk ngjante aspak me Italine qe jemi mesuar te shikojme, me vonese dhe zevendesimet e Donadonit. Hyrja ne loje e Del Piero, Grosso dhe Cassano, ne fakt i jep nje tronditje ekipit, por kur eshte shume vone per te kerkuar te ndryshosh rezultatin.

Tani ne kete grup "ferri" do ti duhet nje mrekulli. Te mundesh Rumanin dhe Francen nuk ka rrugedalje tjeter per kombetaren Italiane perndryshe CIAO CIAO EURO 2008 per kampionet e botes.
Dicka shume poshteruese per nje kombetare e cila ka ardhur me ambicje te medha ne kete Europian.

Notat:

MATERAZZI-BARZAGLI 4: Demtimi Canavaros shqetesoj shume por nese 2 qendermbrojtesit vazhdojne keshtu edhe ne 2 ndeshjet e tjera atehere do kthehet ne nje ankth te vertet. Te mbivlersuar.

TONI 5: Ka fajin qe kurre nuk eshte mbeshtetur aq sa duhet nga shoket e ekipit. Te kesh ne dispozicion "Zotri 37 gola" dhe mos dish ta shfytezosh ne menyren me te mire. Ky eshte pishmani me i madh. I Vetem.

BOULAHROUZ 6.5: Lojtari i 24 i kombetares Holandeze ( eshte marre ne kombetare vetem per te zevendesuar Babel) gjendet ne ekipi e pare ne ndeshjen e pare te Europianit dhe kunder kampioneve te botes. Anullon Di Natalen dhe Camoranesin. Ne sherbim te ekipit.

DEL PIERO 6.5: Jep bashke me Cassanon dhe Grosson zgjimin per Italine, por hyrja e tij ne fushe eshte teper vone. Italia me 3 sulmues eshte nje Itali tjeter. Te sherbej si leksion.

VAN NISTELROOY 7.5: Ne Angli kur luante per Manchesterin, friksonte kundeshtaret per "instiktin e tij vrases" dhe i fishkelluar per thjeshtesin si binte ne toke ne zonen e rreptesise. Kunder Italise ka treguar se nuk e ka humbur zakonin e tij te 1 dhe se se ka rregulluar zakonin e 2. Ne fillim rri ne kembe mbas nje perplasjeje te lehte me Buffon pastaj shfrytezon nje gabim... te rregullores. Nuhates Goli!